Naser Aliji ishte mungesa e madhe e Dinamos sot ndaj Vorës. Sfida e vlefshme u luajt në stadiumin “Arena e Demave” dhe mbrojtësi i projektuar për titullar nuk ishte i gatshëm.

Tashmë mbetet për t’u konfirmuar shkalla e dëmtimit. Aliji u rikthye nga Silvinjo për Kombëtaren në muajin mars. Në të gjithë kualifikueset e Botërorit, ftesa për të nuk ka munguar.
Aliji është edhe lojtari që vazhdimisht ka sakrifikuar te Dinamo. Kështu është aktivizuar në krah të majtë të mbrojtjes, por edhe në qendër.
PANORAMASPORT.AL








