Mario Mitaj nuk po kalon periudhën më të mirë të mundshme me Al Itihad. 22-vjeçari është sakrifikuar disa herë, duke përfunduar në tribunë për shkak të numrit të lojtarëve të huaj që lejohen në Arabinë Saudite.

Sot do të jetë një ndeshje mjaft delikate, pikërisht përballë Al Hilal. Mitaj duket se ka zbuluar vendimin e trajnerit Serxho Konseisao, për ta përfshirë në ndeshje.
Kështu edhe ka shpërndarë posterin e personalizuar për sfidën Al Itihad-Al Hilal. Sfida do të nisë në orën 20:00. Kujtojmë se në dy ndeshjet e mëparshme të kampionatit, Mitaj ndodhej në tribunë. Ish-trajneri i Milanit nuk e konsideroi në debutimin e tij.

PANORAMASPORT.AL








