Ka filluar gara për “Topin e Artë 2026” dhe tre profile të ndryshme dhe të “pamëshirshëm” po dominojnë Europën. Bëhet fjalë për Kilië Mbape që luan te Real Madrid, Herri Kejn te Bajern Mynih dhe Erling Haland te Mançester Siti.
Duke filluar me më modernin, Mbape ka përfunduar udhëtimin nga anësori në qendërsulmues. Këtë vit, ai po luan në qendër sepse Vinicius po luan në pozicionin e tij origjinal, duke qenë më pak i shkathët në pozicione alternative. Francezit iu desh pak kohë për t’u përshtatur me mjedisin e tij të ri, por pavarësisht kësaj, ai ka shënuar 44 gola. I shpejtë dhe inteligjent, ai tashmë ka shënuar 18 gola në 15 ndeshje këtë vit, për klubin dhe kombëtaren.
Herri Kejn përfaqëson soliditetin. I kërkuar nga Ançeloti për të zëvendësuar Benzeman, por që nuk mbërriti kurrë në kryeqytetin spanjoll, ai konsiderohet një qendërsulmues i besueshëm, i aftë të ruajë standarde të larta. Në dy sezonet e tij të para te Bajern, ai shënoi 44 dhe 41 gola, dhe këtë vit ai tashmë ka shënuar 20 në 12 ndeshje.
Së fundmi, Erling Haland është sulmuesi më i pastër, ai që varet më shumë nga skuadra, por edhe më efektivi. Ai ka shënuar tashmë 24 gola në 14 ndeshje, një ecuri mbresëlënëse drejt 52 golave në Premier Ligq dhe mundësinë për të thyer rekordin e tij prej 36 golash.
Tre stile të dallueshme, një siguri: shënimi i golave në një rresht të shpejtë dhe lidershipi sulmues.
BRIKENA BISKU-PANORAMASPORT.AL








