Pezullimi i monopatinave, ministrja Koçiu ende pa një datë për rikthimin, mbledh ekspertët


Pezullimi i monopatinave, ministrja Koçiu ende pa një datë

mbledhja ne ministri

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, ka organizuar këtë të premte, më 24 tetor, një tryezë diskutimi me të gjitha institucionet kryesore që luajnë rol në sigurinë rrugore. Takimi u fokusua në hartimin e kuadrit ligjor që do të rregullojë përdorimin e monopatinave elektrike, të cilat prej dy javësh janë ndaluar për të qarkulluar në vendin tonë.

Pas takimit, ministrja Koçiu bëri një postim në rrjetet sociale, ku theksoi se pezullimi i lëvizjes me monopatina ishte një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një rregulloreje të qartë dhe të detajuar.

“Pezullimi i lëvizjes me monopatina elektrike erdhi si një masë e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve, deri në krijimin e një kuadri të qartë ligjor që rregullon përdorimin e tyre. Në tryezën e diskutimit me institucionet kryesore që luajnë rol kyç në sigurinë rrugore, vumë në fokus hartimin e rregullave të reja që do të përcaktojnë: standardet teknike të mjeteve, rregullat e qarkullimit dhe zonat e lejuara, si dhe përgjegjësitë e institucioneve që do të sigurojnë zbatimin e ligjit.“, shkruan Koçiu.

Ministrja shtoi se qëllimi i krijimit të këtyre rregullave do të mundësojë përdorimin e monopatinave në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, duke mbrojtur qytetarët dhe duke përshtatur këtë formë të re transporti me nevojat e qyteteve moderne. Ndërkohë që ministrja nuk dha ende një afat apo datë se kur drafti me ndryshimet ligjore do të jetë gati.

Poll



Source link

Scroll to Top