Rikthehet “shpirti” zikaltër/ Interi ‘fluturon’, 7 fitore dhe një sulm i “frikshëm”

Rikthehet “shpirti” zikaltër/ Interi ‘fluturon’, 7 fitore dhe një sulm i “frikshëm”

Oct 23, 2025 | 22:47






























Interi është rikthyer të jetë një makineri fituese. Me triumfin e fundit në Bruksel, skuadra zikaltër arriti fitoren e shtatë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke konfirmuar një moment formë të jashtëzakonshëm dhe duke lënë pas errësirën e sezonit të kaluar.

inter

Në vetëm 39 ditë, Kristian Kivu ka transformuar plotësisht grupin, duke i dhënë ritëm, identitet dhe grintë, ashtu siç kërkon tradita e klubit. Pas humbjes me Juventusin në Torino, Interi është ringritur me forcë dhe bindje. Sot ekipi luan me siguri, qetësi dhe unitet. Trajneri rumun, i vendosur të mos përsërisë gabimet e paraardhësit Inzagi, ka sjellë frymë të re në dhomën e zhveshjes dhe një qasje më të thjeshtë, por më efikase në fushë.

“Sekreti është harmonia”, thuhet në ambientin zikaltër. Në fazën mbrojtëse, përmirësimi është i dukshëm: nga 6 gola të pësuar në tri ndeshjet e para, Interi ka lejuar vetëm 2 në shtatë sfidat e fundit. Akanzhi është integruar në mënyrë perfekte në treshe, ndërsa Zomer po rikthen qetësinë e dikurshme mes shtyllave. Por pjesa që bën më shumë përshtypje është sulmi. Me katër sulmues të ndërrueshëm, Kivu ka luksin që pak trajnerë në Europë mund ta kenë.

Lautaro Martínez është lideri teknik dhe moral, gjithmonë vendimtar në momentet kyçe. Francezi Markus Turam vazhdon të jetë njeriu i asistëve, ndërsa të rinjtë Pio Esposito dhe Boni po tregojnë pjekuri përtej moshës. Kundër Unionit, Lautaro shpëtoi skuadrën në minutat e para me një ndërhyrje vendimtare mbrojtëse dhe më pas vulosi ndeshjen me gol e penallti.

Një shembull që tregon shpirtin e ri të skuadrës: të gjithë luftojnë për njëri-tjetrin, nga portieri te sulmuesi. Në Europë, Interi ka bërë detyrën e vet, por mënyra se si fiton ngjall respekt. Ritëm, presion i lartë, kombinime të shpejta dhe një mentalitet i pangopur – janë shenjat dalluese të projektit të Kivut, i cili duket se po e rindërton Interin nga themelet.

Tani sfida e radhës është kundër Napolit në “Maradona”, një përballje që mund të vulosë statusin e Interit si kandidati kryesor për titull. Nëse vazhdon kështu, Kivu nuk është më thjesht një zgjidhje e përkohshme – por ndoshta trajneri që rikthen frikën zikaltër në Europë.

IGLI ÇUTRA – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top