“Trillime të neveritshme”- Skënderbeu reagon pas akuzave të Aston Vilës: Drejtuesit treguan mungesë respekti ndaj nesh, po justifikojnë rezultatin

“Trillime të neveritshme”- Skënderbeu reagon pas akuzave të Aston Vilës: Drejtuesit treguan mungesë respekti ndaj nesh, po justifikojnë rezultatin

Oct 23, 2025 | 20:24






























Klubi i Skënderbeut ka dalë sot me një komunikatë zyrtare rreth akuzave të ngritura nga klubi i Aston Vilës për kore raciste ndaj lojtarëve dhe stafit të saj gjatë ndeshjes së UEFA Youth League me U19 në Korçë.

571208143_1232905418877798_4579743614064205027_n

Anglezët bënë me dije se do i drejtoheshin UEFA-s, duke sjellë reagimin e Skënderbeut që e ka cilësuar këtë një trillim për të justifikuar barazimin 1-1 ndaj ekipit shqiptar dhe një mungesë respekti ndaj korçarëve.

NJOFTIM PËR SHTYP!

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është njohur sot me vendimin e UEFA-s për hapjen e çështjes disiplinore për kore raciste në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës për ndeshjen UEFA Youth League, Skënderbeu U19 – Aston Villa U19.

KF Skënderbeu mohon kategorikisht akuzat e ekipit anglez duke vendosur në dukje se në asnjë moment nuk ka pasur thirrje raciste karshi asnjë lojtari si në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

Ky fakt është lehtësisht i verifikueshëm nga Raporti i Arbitrave dhe Delegatit të ndeshjes të cilët kanë deklaruar se nuk kanë qenë dëshmitarë të asnjë thirrje raciste karshi ekipit kundërshtar.

KF Skënderbeu shpreh indinjatën për faktin se si një klub profesionist si Aston Villa justifikon rezultatin e ndeshjes duke trilluar situata të pavërteta të cilat nuk kanë lidhje me atë çka ndodhi në stadiumin “Skënderbeu”.

Inkurajojmë klubin e Aston Villa e cila ka pasur të drejtën për të transmetuar LIVE këtë ndeshje, dhe gëzon pamjet filmike të ndeshjes të vendosë në dispozicion pamje filmike në vend të trillimeve pa fakte dhe të neveritshme.

Ne jemi dëshmitarë të një organizimi në standartet e kërkuara nga UEFA dhe gjatë gjithë ndeshjes si organizatorët por edhe tifozët e pranishëm në stadium kanë treguar RESPEKT, FAIR-PLAY DHE GJITHEPËRFSHIRJE, vlera që vetë loja e Futbollit mbart në vetvete, vlera të cilat nuk janë respektuar në asnjë moment nga Klubi i Aston Villa, drejtuesit e të cilëve para, gjatë dhe pas ndeshjes kanë treguar mos-respekt ndaj Klubit tonë.

KF Skënderbeu beson se Futbolli është më shumë së një lojë – është një urë e cila bashkon njerëzit pavarësisht kufijve, gjuhës dhe prejardhjes, duke na kujtuar se thelbi i kësaj loje magjike qëndron në unitet, respekt, gjithëpërfshirje dhe pasion të përbashkët.

Futbolli është një gjuhë universale që bashkon njerëzit ndaj KF Skënderbeu bën thirrje faktorëve të ndeshjes të fokusohemi tek Futbolli i luajtur dhe vlerat që klubet respektive mbartin.

Me respekt,

KF Skënderbeu

sdffdsfdsfdsfsdsfdsfd

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top