Fabregas dhe Alegri, aleancë e papritur mes trajnerëve që u dalin kundër klubeve

Fabregas dhe Alegri, aleancë e papritur mes trajnerëve që u dalin kundër klubeve

Oct 23, 2025 | 16:53






























Çesk Fabregas dhe Masimiliano Alegri nuk kanë qenë ende kundërshtarë të njëri-tjetrin në fushën e lojës. Por mes të dyve duket se ka një aleancë në distancë në qëndrimet e qarta që kanë kundër planeve të klubeve ku bëjnë pjesë.

ttyrytrytrrtyryt

Spostimi i ndeshjes Milan-Komo në Përth të Autralisë, është bërë temë diskutimi prej kohësh dhe pas anulimit të Vijareal-Barcelona që ishte planifikuar në Majemi, edhe kjo “transfertë” mund të jetë drejt anulimit. Të dy trajnerët në këtë pikë do të preferonin që të luhej në Itali.

“Unë do them diçka, por ka me të vërtetë pak rëndësi, e rëndësishme është të merret një vendim sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse do të qëndrojmë të luajmë në Itali do të jetë më mirë, por nëse duhet të shkojmë në Përth, do shkojmë në Përth. E rëndësishme do të jetë të marrim tre pikët”, tha Alegri në konferencën për mediat.

Pak më vonë, duke folur para ndeshjes së skuadrës së Komos, edhe Fabregas përsëriti të njëjtin qëndirm. “Unë kam thënë që tre muaj më parë atë që kam thënë, e konfirmoj personalisht. Pastaj jam punonjës i një klubi, nuk dal kundër tifozëve apo klubit, por kam opinionin tim personal. Njerëzit janë gjëja më e rëndësishme, ka njerëz që nuk flenë gjumë për të shkuar në Leçe, ose përdorin kursimet për të shkuar në transfertë”, tha sot Fabregas.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top