Maks Eberl konfirmon për sulmuesin e shumëkërkuar: Nuk ka klauzolë largimi nga Bajerni

Maks Eberl konfirmon për sulmuesin e shumëkërkuar: Nuk ka klauzolë largimi nga Bajerni

Oct 23, 2025 | 17:05






























Në javët e fundit, kanë qarkulluar vazhdimisht thashetheme rreth Bajernit të Mynihut se superylli Majkëll Olise ka një klauzolë largimi në kontratën e tij. Drejtori sportiv Maks Eberl tani ka reaguar. Majkëll Olise nuk ka asnjë opsion largimi te Bajerni.

KEJN OLISE

Drejtori sportiv Maks Eberl e konfirmoi këtë në një intervistë. Ai u përgjigj ndaj një pyetjeje nëse gjiganti nga Mynihu e kishte humbur kontaktin me konkurrentët e tij ndërkombëtarë në tregun e transferimeve: “Në këtë diskutim, kam ndjesinë se nuk i kushtohet vëmendje e mjaftueshme faktit që ne kemi nënshkruar me Majkëll Olise, një profesionist nga Kristal Palas, i cili ka kontratë me ne deri në vitin 2029 – pa klauzolë lirimi – dhe është në rrugën për tu bërë një nga lojtarët më të mirë në botë.”

Kohët e fundit kishte pasur shumë spekulime për ekzistencën e një klauzole largimi në kontratën e francezit. Drejtori sportiv Kristof Frojnd kishte refuzuar të komentonte për këtë çështje në fund të gushtit, duke deklaruar thjesht: “Ne nuk diskutojmë kurrë kushtet e kontratës.” Megjithatë, austriaku kishte theksuar se ishte “dëshira e qartë e klubit” që Olise të veshë fanellën e Bajernit sa më gjatë të jetë e mundur.

Ndërkohë, në Sebener Shtrase thuhet se po planifikohet të zgjatet para kohe kontrata e tij, për të larguar sa më shpejt interesin e mundshëm të skuadrave të tjera. Liverpuli, PSG dhe Real Madrid raportohet se po e konsiderojnë transferimin e sulmuesit të krahut. Majëll Olise iu bashkua kampionëve rekord të Gjermanisë nga Kristal Palas për 53 milionë euro në verën e vitit 2024.

Që në sezonin e tij debutues, ai ishte titullar i rregullt, me 28 paraqitje si titullar në Bundesligë. Me 12 gola dhe 16 asistime, ai luajti një rol kyç në fitimin e titullit të Bundesligës. Në këtë sezon, Olise tashmë ka gjashtë kontribute (katër gola dhe dy asistime) në kampionat. Në Ligën e Kampionëve, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë tre asistime.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top