Raporti i OSBE-ODIHR, Berisha: Siç e kisha paralajmëruar…U vërtetua farsa elektorale!


Raporti i OSBE-ODIHR, Berisha: Siç e kisha paralajmëruar...U

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 majit. Në konferencën për mediat, Berisha ky raport faktoi farsë elektorale, siç ai e quan. Berisha thekson se rezultati i misionit vëzhgues ishte paralajmëruar më herët nga vetë ai, duke paraqitur dokumenta që faktonin ndërhyrjet e qeverisë. Berisha vlerësoi raportin përfundimtar, duke theksuar se i qëndruan atij paraprak se në zgjedhjet u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve. 

“Edi Rama ka zgjedhur heshtjen dhe mashtrimin për të mbuluar dështimin e tij të plotë dhe total në ndryshimin e raportit fatal për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vëzhguesve ndërkombëtarë. Siç kisha paralajmëruar, siç kisha paraqitur dokumente zyrtare që faktonin ndërhyrjet brutale të qeverisë shqiptare pranë institucioneve të vëzhgimit dhe direkt vëzhguesve ndërkombëtarë për të ndryshuar termat e përdorura në raportin e tyre për zgjedhjet e 11 majit, janë bërë përpjekje, të cilat me kënaqësi të madhe u them shqiptarëve se patën zero efekt. 

Është në meritën më të madhe të institucioneve që vëzhguan zgjedhjet, që i qëndruan fjalë për fjalë të gjitha konstatimeve që faktojnë një farsë të vërtetë elektorale më 11 maj. Raporti përfundimtar mbështet plotësisht tezat e raportit paraprak se në zgjedhjet e 11 majit u shkelën parimet themelore ndërkombëtare të zgjedhjeve, të mishëruara në Kartën e Kopenhagenit, në platformën e Këshillit të Europës për zgjedhjet, në Kodin e Venecias, në dokumentet më serioze ndërkombëtare për zgjedhjet.”, tha Berisha. 

Poll



Source link

Scroll to Top