Rasti i humbur i Vlahoviç, Çabi Alonso: Po lutesha që të mos përjashtonin me të kuq Militaon

Rasti i humbur i Vlahoviç, Çabi Alonso: Po lutesha që të mos përjashtonin me të kuq Militaon

Oct 23, 2025 | 7:30






























Çabi Alonso është i ndërgjegjshëm që Reali i tij nuk është ende ekipi dominues që mbyll ndeshjet me lehtësi ndaj kujtdo, siç kërkojnë tifozët. Por ai është shfaqur i lumtur pas suksesit 1-0 ndaj Juventusit, e sidomos për Bellingam.

cabi-alonso1

“Pas dëmtimit, ai kishte nevojë për një ndeshje të mirë. Përveç golit, ai luajti shumë mirë, në pozicione të ndërmjetme. E gjetëm shumë mirë në pjesën e dytë. Jam shumë i lumtur për të”, tha fillimisht trajneri i spanjollëve për autorin e golit.

“Ndeshja pati faza të ndryshme. U përmirësuam, nuk e nisëm mirë, por u përshtatëm. Kishim më shumë topin dhe rritëm ritmin. Na mundësoi të kishim raste. U thashë djemve se ishte një ndeshje për të punuar shumë, për të kërkuar një rast të tillë dhe për të mos humbur ekuilibrin. Dhe kështu doli. Vini bëri një lëvizje të shkëlqyer. Nuk mundëm ta vrisnim ndeshjen, por po largohemi me tre pikë. Kurtua ishte gjithashtu shumë i mirë.

Qendërmbrojtësit? Ka shumë pika. Po përmirësohemi javë pas jave. Na kapën në disa tranzicione sepse donim të ishim agresivë në gjysmëfushën e kundërshtarit. Ai aksioni (i Vlahoviç)… Si spektator, ishte një spektakël. Lutesha që të mos përjashtohej Militao dhe pastaj ishte Tibo…”, theksoi Çabi Alonso pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top