Situata bëhet dramatike për Juventusin, kaq ndeshje radhazi pa fitore nuk ndodhnin që nga koha e…

Situata bëhet dramatike për Juventusin, kaq ndeshje radhazi pa fitore nuk ndodhnin që nga koha e…

Oct 23, 2025 | 8:10






























Juventusi është mundur nga Real Madrid në Ligën e Kampioneve dhe ka çuar në 7 numrin e ndeshjeve radhazi pa gjetur fitoret.

juve

Për herë të fundit bardhezinjtë kanë fituar në shtator, kur përballeshin me Interin në ndeshjen e çmendur që përfundoi 4-3 falë golit në shtesë të Axhiç. Por që atëherë, ka nisur një seri e pabesueshme ku janë regjistruar 5 barazime e pastaj 2 humbje, me Komon e Realin që morën maksimumin e pikëve brenda pak ditësh përballë bardhezinjve.

Një ecuri e tillë pa fitore për Juventusin nuk ndeshet që nga periudha prill-maj 2009, kur skuadra ishte në krizë rezultatesh nën drejtimin e Klaudio Ranierit. Asokohe, seria u ndal në kuotën e 8 ndeshjeve pa fitore.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top