Interi fitoi me shifrat e thella në Champions në transfertën e Union SG-së, duke shënuar 4 gola. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i zikaltërve, Kristian Kivu mori komplimenta nga Fabio Kapelo.

“Tingëllon si profesor, po bën atë që bëra unë kur arrita në Milan. Po ndjek rrugën time, ke hyrë brenda kokave të lojtarëve. I ke ndihmuar ata të rifitojnë vetëvlerësimin e tyre, ke bërë shumë punë psikologjike”, iu drejtua Kapelo-Kivusë.
Trajneri rumun iu përgjigj: “Faleminderit për komplimentet, shpresoj të kem gjysmën e suksesit që pate ti.”
PANORAMASPORT.AL








