Trabzonspori po bën mirë, merret vendimi që ndryshon rrugëtimin për Ernest Muçin

Trabzonspori po bën mirë, merret vendimi që ndryshon rrugëtimin për Ernest Muçin

Oct 22, 2025 | 14:09






























Ernest Muçi pritet ta nisë si titullar sërish për Trabzonspor, që përballet me Ejupspor të shtunën. Ndeshja do të nisë në orën 19:00 dhe është e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit turk.

Screenshot 2025-10-22 135313

Raportimet nga Turqia tregojnë se Muçit do i besohet sërish vendi në formacion, pasi e kishte humbur. 24-vjeçari luajti titullar para katër ndeshjesh ku u zëvendësua në pushimin e ndeshjes. Vendimi mund të ndryshojë rrugëtimin për Muçin, që nga Beshiktashi u largua pikërisht për mungesë besimi.

Më pas në tre takimet e radhës është aktivizuar nga stoli. Trabzonspori i ka fituar përballjet e fundit dhe po gëzon formë të mirë. Aktualisht mban vendin e dytë me 5 pikë më pak se Gallatasaraj.

Muçi qëndron si i huazuar te Trabzonspori. Kjo pasi kartonin e tij e zotëron Beshiktashi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top