Milani po rikthehet, ja sekretet e “rilindjes” së kuqezinjve

Milani po rikthehet, ja sekretet e “rilindjes” së kuqezinjve

Oct 22, 2025 | 14:22






























Milani është rikthyer të jetë ai që dikur frikësonte çdo kundërshtar, me një ecuri mbresëlënëse nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri.MILANPas një fillimi të vakët, “Djajtë” duket se kanë gjetur ritmin e duhur dhe janë në rrugën për t’u rikthyer mes elitës së futbollit italian dhe europian. Sekreti i këtij transformimi nuk qëndron në ndonjë formulë magjike, por në katër shtylla të qarta që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ringjalljen e kuqezinjve. Së pari, drejtuesit kanë vendosur t’i besojnë plotësisht Allegrit, duke i dhënë kohë dhe mbështetje për të ndërtuar një projekt të qëndrueshëm.

Ish-trajneri i Juventusit ka sjellë stabilitet në pankinë dhe ka krijuar një grup të bashkuar, me disiplinë dhe motivim. Së dyti, mbrojtja – dikur një nga hallkat më problematike – është përmirësuar ndjeshëm. Dyshja Gabia-Tomori ka rigjetur formën më të mirë, duke u kthyer në një garanci në prapavijë. Siguria në mbrojtje ka ndikuar edhe në qetësinë e skuadrës në tërësi. Elementi i tretë është rikthimi i lojtarëve kyç. Më kryesori Rafael Leao, që kishte munguar gjatë për shkak dëmtimesh dhe formës së dobët, ka gjetur rrugën e rrjetës në “San Siro” pas afro 500 ditësh.

Me Alegrin në stol, portugezi duket më i motivuar, më i përfshirë dhe më vendimtar në ndeshjet e rëndësishme. Së fundmi, fryma e skuadrës është transformuar. Lojtarët janë të gatshëm të luftojnë për çdo top, me një shpirt sakrifice që nuk shihej prej kohësh.

Motivimi dhe përkushtimi janë kthyer në pika kyçe të suksesit aktual. Alegri vetë ka kërkuar që të mos flitet ende për titull, duke e quajtur një “utopi” në këtë fazë të kampionatit, pasi jemi vetëm në javën e shtatë. Megjithatë, faktet flasin vetë: çdo herë që trajneri livornez ka qenë në krye të kampionatit pas javës së shtatë, në fund ka arritur të shpallet kampion. Milani është kthyer. Dhe këtë herë, me Alegrin në krye, duket se është i vendosur të qëndrojë gjatë në majat e futbollit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top