A do të kandidojë në zgjedhjet e 2026 për kreun e PD? Berisha: Gara është e hapur, por…


A do të kandidojë në zgjedhjet e 2026 për kreun e PD?

Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka konfirmuar se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda partisë për drejtimin e saj. Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se do të jëtë një nga kandidatët në zgjedhjet e 2026. Megjithatë, Berisha shtoi se gara për kreun e PD-së do të jetë e hapur. 

Pyetje: Do kandidoni sërish në 2026?

Berisha: Sigurisht që do jem, pyetje është kjo. Por e hapur ama, cilido.

Berisha: Cilido që lexon raportin paraprak të OSBE- ODHIR kupton që zgjedhjet janë farsë, nuk kam nevojë ta vërtetoj unë. Raporti thotë që janë zhvilluar në kushte të pabarabarta, që këtu janë farsë.
Çdo deputet anëtar i kësaj partie është i lirë të shprehë çdo gjë. Interpretimi i nenit të Statutit duhet të jetë i saktë, pasi flitet për zgjedhje jo për farsa. Duhet të jetë anëtarësia e PD që do të vendosë.
Do të ketë një garë për kreun e PD, do të jetë e hapur.

Poll



Source link

Scroll to Top