Besart Xhaferri plas ‘bombën’: Berisha do largohet nga drejtimi në 2026-ën!


Besart Xhaferri plas ‘bombën’: Berisha do largohet nga drejtimi

sali berisha-besart xhaferri

TIRANË- Deputeti i PD, Besart Xhaferri, ka bërë deklaratën e fortë se kryedemokrati Sali Berisha duhe të largohet nga drejtimi. Në një intervistë për Dekalog, në Dritare Tv, Xhaferri është shprehur se Berisha nuk zbaton kauzat që ka premtuar. Demokrati insiston se Berisha duhet të vërtetojë retorikën e vjedhjes së zgjedhjeve 2025, dhe nëse nuk e bën ai duhet të largohet. Sipas Xhaferrit, Berisha duhet të largohet, duke shtuar se kryedemokrati nuk e mban premtimin për të përsëritur zgjedhjet e 11 Majit, për të cilat pretendon se janë manipuluar nga partia në pushtet. 

“Berisha nuk ka ripërsëritur zgjedhjet, kauza për farsë elektorale e tij duhet të vazhdojë. Nëse nuk përseriten zgjedhjet, Berisha duhet të largohet nga drejtimi brenda 2026-ës. Nëse nuk ikën Berisha, unë do të vazhdoj misionin brenda PD, por nuk do të bëj luftë brenda partisë. Kjo, pasi përballja brenda partisë ka një lloj hierarki, nuk është radha ime. Sipas statutit, mandati i zotit Berisha mbaron në prill të 2026. Edhe në prill të 2026 duhet të ketë zgjedhje brenda në PD. Nëse Berisha nuk i ka ripërsëritur zgjedhjet, duhet të largohet,” deklaroi deputeti demokrat.

Ky qëndrim dhe deklaratë e fortë nga demokrati shihet si një lloj rebelimi brenda radhëve të PD-së, megjithëse veë ai deklaroi se nuk dëshiron të bëjë luftë brenda partisë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top