Momente të vështira për Agustin Kolën, vjen reagimi i FSHF-së për legjendën e Tiranës

Momente të vështira për Agustin Kolën, vjen reagimi i FSHF-së për legjendën e Tiranës

Oct 21, 2025 | 17:51






























Legjenda e Tiranës dhe futbollit shqiptar, Agustin Kola, po kalon ditë të vështira në spital. Ish-futbollisti bardheblu është diagnostikuar me ulçerë në stomak.

AGUSTIN KOLA

Kola mbetet i shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nën kujdesin e mjekëve, gjendja paraqitet e stabilizuar aktualisht.

66-vjeçari është figurë e dashur për tifozët bardheblu. Karriera e tij u fokusua vetëm te Tirana në Shqipëri, ndërsa në Greqi kontribuonte te Egaleo. Së fundmi ka reaguar edhe FSHF duke i uruar shërim të shpejtë.

Redaksia e gazetës “Panorama Sport” i uron shërim të shpejtë Agustin Kolës.

Screenshot 2025-10-21 173829

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top