VIDEO/ Kristian Kivu hyn në historinë e Interit, zikaltrit likuidojnë me 4 gola skuadrën belge! Shënon edhe… Pio Espozito

VIDEO/ Kristian Kivu hyn në historinë e Interit, zikaltrit likuidojnë me 4 gola skuadrën belge! Shënon edhe… Pio Espozito

Oct 21, 2025 | 23:01






























Kristian Kivu ka hyrë në historinë e Interit duke u bërë trajneri i parë në klubin zikaltër që fiton tre ndeshjet e para të një fushate të vetme në UEFA Champions League pa pësuar asnjë gol. Një gol dhe një asist i Pio Espozito ndihmuan zikaltrit të triumfonin bindshëm me rezultatin 0-4 ndaj Royale Union Saint-Gilloise, duke vulosur një mbrëmje perfekte në “San Siro”.

lau pio

Në përballjen e parë ndonjëherë mes këtyre dy skuadrave  dhe vetëm të dytën për Unionin ndaj një ekipi italian, belgët e nisën fort ndeshjen. Që në minutën e tretë, Promise David depërtoi me shpejtësi në mbrojtjen e Interit, por  Zomer reagoi shkëlqyeshëm, duke shpëtuar portën.  Belgët “flirtuan” sërish me golin, por tentativa  u largua në vijën fatale nga Lautaro Martinez.

Interi u zgjua pas gjysmës së parë të pjesës së parë, kur Hakan Çalhanoglu provoi me një gjuajtje të fuqishme nga distanca, por portieri  reagoi mirë. Megjithatë, presioni i zikaltrëve dha fryte pak minuta më vonë. Pas një goditjeje këndi  topi mbeti në zonë dhe Denzel Dumfris përfitoi, duke e dërguar në rrjetë për golin e avantazhit.

Në fund të pjesës së parë, Interi dyfishoi shifrat me një aksion model: Dumfris depërtoi në krahun e djathtë dhe pasoi për Espoziton, i cili e la topin për Martinezin  dhe kapiteni argjentinas realizoi me një kthesë të saktë në cepin e portës.

Në fillim të pjesës së dytë, pas një shqyrtimi të VAR-it, Interi fitoi penallti për prekje me dorë të Kamiel Van de Perre. Çalhanoglu mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi me qetësi në këndin e majtë të portës.

Dominimi i zikaltrëve u kurorëzua në minutën e 76-të, kur pas një kundërsulmi të shpejtë, Boni u fut në zonë dhe pasimi i tij u shfrytëzua nga Espozito për golin e katërt.

Kështu, Interi e mbyll ndeshjen me një fitore të thellë 4–0, duke ruajtur rekordin e plotë në Champions League dhe duke arritur shtatë fitore radhazi në të gjitha kompeticionet. Nga ana tjetër, Union ka vetëm një fitore në tre takimet e para të kësaj edicioni, duke mbetur në pozitë të vështirë për kualifikim.

LIVE: Union SG – Inter 0-4

Dumfris 41′, Lautaro Martinez 45+1′, Çalhanoglu 53′ (p), Pio Espozito 75′

GOLI I PIO ESPOZITOS: VIDEO 

GOLI I ÇALHANOGLU ME PENALLTI: VIDEO 

GOLI I LAUTARO MARTINEZ: VIDEO 

GOLI I DUMFRIS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE

Union SG – Inter

Screenshot 2025-10-21 195218

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top