“Doja të fitoja “Topin e Artë” si kapiten i Napolit”, Kanavaro ndalet te Italia: Nuk mund ta imagjinoj që të mos kualifikohet në Botëror

“Doja të fitoja “Topin e Artë” si kapiten i Napolit”, Kanavaro ndalet te Italia: Nuk mund ta imagjinoj që të mos kualifikohet në Botëror

Oct 21, 2025 | 11:17






























Ish-mbrojtësi dhe trajneri aktual i Uzbekistanit, Fabio Kanavaro foli në margjinat e një eventi publiciteti, për të kaluarën e tij, duke theksuar se sa keq i vinte që u largua nga qyteti i tij shumë shpejt dhe se si do të kishte dashur të fitonte Kupën e Botës dhe Topin e Artë si kapiten i Napolit. 

KANAVARO

“Ka keqardhje që nuk e kam përfunduar me Napolin, sepse presidenti më pas nënshkroi lojtarë të një moshe të caktuar. Të kesh Ligën e Kampioneve këtë vit i bën gjërat pak më të vështira, por Napoli do të luftojë si për titullin ashtu edhe në Evropë, me MekTominej dhe De Bryjne që janë dy lojtarë kyç për këtë ekip”.

Së fundmi, pyetja e pashmangshme në lidhje me ekipin kombëtar të ish-shokut të ekipit Gatuzo, me të cilin Kanavaro nuk do të përballet pasi Uzbekistani tashmë është kualifikuar në Kupën e Botës të  ardhshme: “Nuk mund ta imagjinoj të mos kualifikohen për herë të tretë radhazi. Jam shumë i sigurt në punën e Gatuzos. E di që futbolli u shpik nga djalli, por do të doja të qëndroja sa më larg Azzurrëve të jetë e mundur”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top