Braziliani është i frustuar me Çabi Alonson, në merkaton e janarit mund ti bashkohet klubit francez

Braziliani është i frustuar me Çabi Alonson, në merkaton e janarit mund ti bashkohet klubit francez

Oct 21, 2025 | 12:38






























Endrik mund të largohet nga Real Madridi në merkaton e dimrit.

endrik

Pas një dëmtimi në kofshë që e la jashtë fushave deri në mesin e shtatorit, braziliani 19-vjeçar ende nuk ka luajtur asnjë minutë në La Liga ose në Ligën e Kampioneve. Ai aktualisht është i katërti në renditjen sulmuese, pas Brahim Diaz dhe Gonzalo Garsia, dhe duket se nuk është pjesë e planeve të Çabi Alonsos. Tensioni midis lojtarit dhe trajnerit ishte qartësisht i dukshëm fundjavën e kaluar kur, ndërsa priste zëvendësimin e tij kundër Getafe (fitorja 0-1 e Realit), Endrik shkelmoi një shishe dhe u largua nga fusha me një buzëqeshje të hidhur, një veprim që menjëherë tërhoqi vëmendjen e shtypit spanjoll.

Vitin e kaluar, nën drejtimin e Karlo Ançelotit, braziliani ishte një lojtar mbështetës, por luajti 37 ndeshje, për një total prej 850 minutash (23 minuta për ndeshje), me 7 gola dhe 1 asist, përfshirë 5 në Kupën e Mbretit. Me projektin e ri dhe ardhjen e Çabi Alonsos, Endrik shpresonte të rriste kohën e tij të lojës, por deri më tani pritjet e tij nuk janë përmbushur. Tashmë ai kërkon një skuadër ku të ketë minuta dhe disa ekipe, përfshirë PSG-në dhe Marsejën thuhet se kanë shprehur tashmë interes për të siguruar shërbimet e talentit brazilian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top