Vinsent Kompani do të jetë trajneri i Bajernit të Mynihut deri në vitin 2029. Klubi bavarez ka njoftuar se i ka zgjatur kontratën belgut me 2 vite duke qenë se skadonte në 2027-ën.
“Jam mirënjohës, i nderuar dhe do të doja të falënderoja Bajern për besimin dhe mjedisin e punës që më kanë dhënë që nga dita e parë. Ndihem sikur kam qenë këtu për shumë më gjatë dhe se e njoh mirë klubin. Ka qenë një përvojë e shkëlqyer deri më tani. Kemi filluar një udhëtim të mrekullueshëm. Le të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të festojmë shumë më tepër suksese!”, deklaroi Kompani pas rinovimit.
Rekordmenët gjermanë aktualisht kanë një rekord 100% në të gjitha garat, pasi ata gjithashtu renditen në krye të Bundesligës me një epërsi prej pesë pikësh ndaj vendit të dytë pas fitores së tyre 2-1 ndaj Borusia Dortmund në fundjavë.
Në sezonin e tij të parë, ai e udhëhoqi klubin drejt titullit të Bundesligës me njëfarë lehtësie. Gjatë 18 muajve të tij në klub, Kompani ka shënuar mesatarisht 2.33 pikë për ndeshje.PANORAMASPORT.AL








