Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës


Zbulohen eshtra njerëzish në Kosovë, dyshohet se i përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

Oct 21, 2025 | 9:44






























Në varrezat e Hajvalisë në Kosovë janë gjetur mbetje kockore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur gjatë luftës.

Screenshot_1

Policia thote se gërmimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, në kërkim të mbetjeve të tjera kockore.

“Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, duke gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999”, thuhet në njoftim.

Njoftohet se eshtrat janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top