eksperti-banner

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk është në dijeni të thirrjes nga Oda Ekonomike e Kosovës për përfshirjen e Kosovës në projektin e gazit amerikan.

E pyetur për këtë çështje, Haxhiu tha se nuk e ka parë thirrjen dhe nuk mund të komentojë mbi përmbajtjen e saj.


“Nuk e kam parë fare, më vjen keq, nuk e kam parë”, deklaroi ajo shkurtimisht para mediave.

Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka bërë thirrje që Kosova të shqyrtojë mundësinë e përfshirjes në projektet që lidhen me gazin amerikan. /Telegrafi/