Arritja e Marokut në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në vitin 2022, nuk është aspak rastësore. Projekti i nisur prej vitesh nga Federata e Marokut po jep frytet e veta dhe këtë e konfirmoi një tjetër arritje e madhe e ekipeve kombëtare të saj, pasi Maroku U20 u shpall Kampion Bote.

Në aktivitetin e zhvilluar në Kili, Maroku mundi bashkëmoshatarët e Argjentinës me shifrat 2-0 në finale, duke bërë të tijin trofeun. Një sukses bindës, që erdhi pas triumfit në gjysmëfinale me penallti kundër Francës, duke konfirmuar një rritje të vazhdueshme të kësaj përfaqësueseje të kontinentin afrikan në arenën ndërkombëtare.
Protagonist i finales ishte Jasir Zabiri, sulmuesi i Famalikaos në Portugali, i cili shënoi të dy golat e ndeshjes. I pari ishte me një goditje dënimi spektakolare, ndërsa i dyti me një gjuajtje fluturimthi që vulosi fatin e finales që pa kaluar 30 minutat e para të lojës.
PANORAMASPORT.AL








