Protagonisti Herri Meguajër e përshkroi fitoren e Mançester Junajtid ndaj Liverpulit me vlerën e “më shumë se vetëm tre pikëve”, teksa theksoi rëndësinë për tifozët dhe klubin.

“Ky sukses do të thotë gjithçka… Ata na kanë mposhtur gjatë 10 sfidave të fundit, e dimë këtë, dhe nuk ka qenë mjaftueshëm mirë për klubin tonë. Ka kaluar shumë kohë duke pritur të marrim tre pikë në këtë fushë. Nuk u kemi dhënë tifozëve tanë mjaftueshëm ditë si kjo.
Futbolli ka të bëjë me krijimin e kujtimeve. Ne të gjithë do të shkojmë në shtëpi të lumtur, por nuk do të rrëmbehemi nga euforia”, ishin fjalët e mbrojtësit.
PANORAMASPORT.AL








