TIRANË-Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) po dskuton në Komisionin e Ligjeve mbi raportin vjetor. Drejtuesja e KLP, Mirela Bogdani u ndal edhe tek arrestimi i avokatit Ulian Barjami, i cili u prangos më 17 tetor. Bogdani shprehet se fillimisht kanë kërkuar informacion me shkrim për situatën dhe më pas do të dalin me një vendim.
Sa i përket vendimit të Dhomës së Avokatisë për bojkot deri më 25 tetor, KLP u mënjanua, duke u shprehur se është pjesë e avokatisë.
“Lidhur me avokatin e arrestuar në Elbasan, ne kishim një mbledhje plenare sot që kaluam në kushtet dhe kriteret formale sot dhe për drejtuesin e SPAK-ut dhe e diskutuam në mënyrë informale, vendosëm që do kërkojmë informacion për të komunikuar me drejtuesin e prokurorisë edhe pastaj do vlerësojmë qëndrimin, nuk mund të shprehemi ende Vendosëm që fillimisht do kërkojmë informacion të shkruar për situatën. Nuk mund të shprehemi pa pasur informacion si ka rrjedhur ngjarja dhe si është bërë arrestimi. U rezervuam për të dalë me një reagim të nxituar pa mbledhur informacionin e nevojshëm. Nuk duhet të nxitohemi në vendimmarrja, reagimi i Dhomës së avokatisë është pjesë e avokatisë. Nesër do vendosim nëse do kemi qëndrim apo jo”-u shpreh Mirela Bodgani, drejtuese KLP.
Çfarë ndodhi në seancën e 17 tetorit
Barjami, ka kundërshtuar provat që fajësonin klientin e tij Maksim Suçin, të paraqitura para togave të zeza nga prokurori Gjergji Ceka. Avokati ka deklaruar gjatë seancës se provat janë të falsifikuara dhe se do të depozitojë një kallëzim kundër prokurorit. Nga ana tjetër prokurori Ceka, replikoi me avokatin Barjami duke e paraljamëruar se do të arrestohej./ZËRI



