5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon përjashtimin nga gara për kreun e PD


5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon përjashtimin nga gara

ervin salianji-dokumenti

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ankimuar këtë të hënë zyrtarisht përjashtimin e tij nga gara për kryetar të PD-së.

Në ankimin drejtuar kryesisë së PD dhe Komisionit të Apelimit, Ervin Salianji kundërshton vendimin e Partisë Demokratike, që e përjashtoi nga zgjedhjet për kreun e kësaj force politike.

Salianji kërkon që të shpallet i pavlefshëm vendimin për përjshtimin nga gara. Në shkresën e tij, Salianji thotë se kandidatura e tij është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim nga strukturat e PD-së.

Gjithashtu, ish-deputeti kërkon edhe konstatimin e pavlefshmërisë së vendimit për përjashtimin e tij si anëtar Kryesie. Ai kërkon që t’i vihen në dispozicion vendimi që e përjashton atë si anëtar partie. 

Kërkesat e Ervin Salianjit, drejtuar Kryesisë së PD

-Konstatimin e pavlefshmërirë së veprimit juridik (i ndërmarrë me veprime konkludente) të ndërmarrë nga ana e Kryesisë apo organeve të tjera kolegjiale të Partisë Demokratike për marrjen e masës disiplinore të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

-Konstatmin e pavlefshmërisë së Vendimit me Nr.120 datë 01.05.2026 të KOMISIONIT TË ORGANIZIMIT DHE KONTROLLIT TË OPERACIONEVE ELEKTORALE.

-Shqyrtimin e përputhshmërisë me statutin të Vendimit… (pa datë dhe pa numër) të Kryesisë së PDSH-së të “Përjashtimit” të Anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji nga Partia Demokratike e Shqipërisë.

5 ditë nga gara e 23 majit, Salianji ankimon përjashtimin nga gara

dokumenti

Të shtunën, 23 maj, do të zhvillohen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Në listë do të jetë vetëm emri i kreut aktual, Sali Berisha, pasi emrat e tjerë u përjashtuan nga gara me argumentin se nuk plotësonin kriteret. 

Gara për kreun e PD ka përfunduar në dyert e Gjykatës. E para ishte mjekja e Mereme Sela, e cila depozitoi padi, duke kundërshtuar përjashtimin. Pas saj, edhe aktivija Evi Kokalari, gjithashtu dorëzoi padinë e saj në kundërshtim të vendimit. 

Mesnatën e 30 prillit skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e kryetarit të Partisë Demokratike. Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë i vetëm në garën për kreun e Partisë Demokratike, pasi Komisioni Zgjedhor në PD ka skualifikuar nga gara mjeken Mereme Sela si dhe kandidatin tjetër Vladimir Mulaj. Në vendim thuhet se Sela dhe Mulaj, nuk janë kualifikuar si kandidatë pasi nuk plotësonin kriteret. Ndërkohë kandidaturat e ish-deputetit Ervin Salianji, aktivistes Evi Kokolari dhe Alesia Balliut u refuzuan./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top