“Më shqetëson ku po shkon Europa”, Rama nga Estonia: Të mos drejtojmë gishtin nga Trump, por…


"Më shqetëson ku po shkon Europa", Rama nga Estonia: Të

edi rama

ESTONI- Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Estoni, mori pjesë në një prej forumeve më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës.

Kreu i qeverisë shqiptare ishte pjesë e panelit në këtë forum, teksa u ndal te situata e Europës në atmosferën e re gjeopolitike që po formësohet.

Rama tha se Europa duhet ta marrë seriozisht rikthimin e Trump dhe ta shohë atë si një alarm për dobësitë e saj në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Sipas Ramës, europianët duhet të ndalojnë së fajësuari dhe duke drejtuar gishtin te SHBA dhe Trump, por të rivlerësojnë veten për një përgjigjje ndaj situatës së re.

“Unë besoj më shumë miqtë amerikanë kur thonë: merreni Trump seriozisht, por jo fjalë për fjalë. Pjesa serioze është që Trump ka bërë që Europa ta shohë veten me të gjitha dobësitë e saj. 

Duke folur për NATO 3.0 fragmentarizimi burokratik dobëson reagimin, na çon në një tjetër pikë që meriton vëmendje, se legjitimiteti politiko minohet nga kërkimi për fuqi ushtarake. Të gjitha këto më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa, në vend të fajësojmë, të rrekemi të vlerësojmë pozicionin tonë. Duke drejtuar gishtin drejt SHBA dhe Trump, na duhet të bëjmë një vlerësim, të kuptojmë se konteksti sigurisht ka ndryshuar, cila do jetë përgjigja reale. Nuk mendoj se duhet të jetë vetëm në mbishpenzime dhe të mos trajtojmë problemet strukturore. Kur vjen fjala te e gjithë mënyra që duhet të veprojmë, nuk jemi më ashtu siç dukemi kur shihemi si një shumë aritmetike e PBB-ve tona. Do e mbyll për habinë tuaj me një pyetje. Që mendoj se Europa duhet ta bëjë vetes. Sa mund të shpenzojë një civilizim për të ruajtur veten pa dobësuar themelet.”, u shpreh Rama në forum./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top