‘Ju solla diellin’, Rama nga Talin: Do të ecim me modelin estonez! Michal: Mbështesim rrugën e Shqipërisë drejt BE


'Ju solla diellin', Rama nga Talin: Do të ecim me modelin

Edi Rama dhe Kristen Michal

ESTONI-Kryeministri Edi Rama, në Talin, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026. Në kuadër të vizitës, kryeministri ka zhvilluar një takim me homologun estonez, Kristen Michal. Ky i fundit nga konferenca e përbashkët, me Ramën shprehu mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.

Kristen Michal: I dashur Edi, mirëseerdhë në Estoni! Ju pres saktësisht 1 vit më pas, dua të them se Shqipëria është një aleate shumë e mirë në NATO, ka më shumë se 2 mijë km mes Talinit dhe Tiranës, por ndajmë të njëjtën pikëpamje. E ndjejmë që siguria jonë është e ndërlidhur, ndërsa i afrohemi samitit të Ankarasë, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Rama u bëri thirrje estonezëve që të vizitojnë Shqipërinë, pasi do të ndjehen si në shtëpi. Kreu i qeverisë kërkoi bashkëpunim më të fortë me Estoninë, duke deklaruar se dëshiron që Shqipëria të ecë para me të njëjtë inovacion që e ka bërë Estoninë. Rama shtoi se ka admirim për mënyrën se si jetohet në Estoni, duke e quajtur si një “laborator të së ardhmes”.

Edi Rama: Ju solla diellin nga Shqipëria. Dua të shpreh mirënjohjen pasi më lejohet më së fundi të vizitoj këtë qytetet që e kam imagjinuar si një laborator që shkruhet çdo ditë. Dua t’u them estonezëve që kemi admirim të plotë për ta pasi nuk kanë vendosur të jetojnë në një muze por në të ardhmen. Shqipëria e vogël ka nevojë për shembuj të tillë. Ju falënderoj për mikpritjen e ngrohtë dhe dua të them që u befasova që kishit kaq ushqim të mirë këtu, diçka që nuk e prisja. Me ju kërkojmë bashkëpunim dhe udhërrëfimin, dhe na thatë se njerëzit tanë janë të mirëpritur të vijën e të mësojnë nga ju sidomos në sistemin arsimor. Për t’u dhënë fëmijëve instrumentet që të çojnë vend para. Duam që rruga jonë drejt 2030 të shtrohet me të njëjtë inovacion që e ka bërë Estoninë markë globale. Edhe ne synojmë të ecim para me inteligjencën artificiale. Me zor pres t’ua prezantoj ministren tonë. Nuk kemi simpati për Putinin në Tiranë, do të ndjeheni si në shtëpi. 

Poll



Source link

Scroll to Top