ESTONI-Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë pune në Talin, Estoni, me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Lennart Meri 2026.
Edicioni i këtij viti organizohet nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”, ndërsa Rama është i ftuar në panelin hapës me titull “Një urë mbi ujëra të trazuara: kapitulli i ardhshëm i bashkëpunimit transatlantik”.
Në këtë panel, kryeministri shqiptar do të diskutojë përkrah liderëve dhe përfaqësuesve të lartë euroatlantikë mbi të ardhmen e partneritetit transatlantik, forcimin e shtyllës evropiane të NATO-s, sfidat e sigurisë globale dhe rolin e Ukrainës në arkitekturën e re të sigurisë evropiane.
Në kuadër të vizitës, kryeministri do të zhvillojë takime dypalëshe me homologun estonez, Kristen Michal, dhe do të pritet nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis.
Agjenda e tij përfshin vizita në Qendrën e Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s, Memorialin e Viktimave të Komunizmit në Maarjamäe dhe e-Estonia Briefing Centre, një qendër e njohur ndërkombëtarisht për inovacionin dhe qeverisjen digjitale.



