TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, pritet të mbahen 6 interpelanca të kërkuara nga opozita me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari.
Një tjetër pikë është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian të miratuar nga Parlamenti Evropian. Në seancë do të ketë diskutime edhe për projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026.
2. Njoftime.
3. Mocion me debat për problematikat e konstatuara nga raporti vjetor i Departamentit të Shtetit për klimën e investimeve në Shqipëri dhe gjetjet e progresraportit të Komisionit Evropian.
4. Projektrezolutë “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 5. Interpelancë me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, kërkuar nga deputeti Tritan Shehu.
6. Interpelancë me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Shqipërisë, znj. Albana Koçiu, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
7. Interpelancë me Ministrin e Financave, z. Petrit Malaj, kërkuar nga deputeti Enno Bozdo.
8. Interpelancë me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
9. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
10. Interpelancë me Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Besfort Lamallari, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.
11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.



