Projektligji për financimin e partive politike, Niko Peleshi kërkon opinion nga Komisioni i Venecias


Projektligji për financimin e partive politike, Niko Peleshi kërkon

foto ilustrim: niko peleshi-kuvendi

TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë për opinion Komisionin e Venecias mbi projektligjin “Për financimin e partive politike”.

Peleshi ka kërkuar vlerësimin e Komisionit të Venecias lidhur me këtë projektligj, i cili synon rregullimin e kuadrit ligjor për financimin e subjekteve politike në Shqipëri.

Projekt-opinioni pritet të diskutohet dhe të miratohet në Sesionin e 147-të Plenar të Komisionit të Venecias, që do të zhvillohet më 12–13 qershor 2026.

Partitë kryesore politike në vend, PS dhe PD, kanë nxjerrë për konsultim publik draftin e ri për projekligjin për “Financimin e partive politike”, në kuadër të Reformës Zgjedhore si dhe procesit të integrimit europian. Projektligji synon rritjen e transparencës, duke detyruar partitë të raportojnë financat gjatë gjithë vitit, jo vetëm në fushata zgjedhore. Për monitorimin dhe zbatimin e këtij ligji, institucioni përgjegjës do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ligji përcakton qartë burimet e lejuara të financimit, si kuotat e anëtarësisë, donacionet, fondet nga buxheti i shtetit dhe huatë, ndërsa ndalon financimet nga subjekte të huaja, kompani të cilat kanë përfituar kontrata publike, donatorë anonimë apo individë të dënuar për krime të rënda. Ndërsa formula për buxhetin e shtetit mbetet e njëjtë.

Një risi në këtë projekligj është edhe financimi i grave dhe të rinjve në stukturat e partive politike me një grant prej 5% nga Fondi Publik, i cili do të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2027.

Poll



Source link

Scroll to Top