Arbër Hoxha po kalon një momnet fantastik në karrierën e tij. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të kthehet në protagonist si te Dinamo Zagrebi, ashtu edhe te Kombëtarja ku vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e parë si kuqezi.
Sulmuesi i krahut ka marrë një tjetër shpërblim pas golit me kuqezinjtë, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Kroaci. Hoxha ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në kampionatin kroat, ndërkohë që ka ka marrë edhe vlerësime maksimale.
Anësori kuqezi, ka një vlerësim me notën 7 në këto 9 javë të para të kampionatit, duke u kthyer ndër lojtarët më të vlerësuar të kampionatit.
PANORAMASPORT.AL









