‘Marrëveshja për emigrantët do jetë në fuqi sa të dojë Italia”! Meloni ndan postimin e Ramës: Grazie Edi


'Marrëveshja për emigrantët do jetë në fuqi sa

Edi Rama dhe Georgia Meloni

TIRANË-Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni ka reaguar shkurtimisht pas dy deklaratave nga Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha dhe kreut të qeverisë Edi Rama për qendrat e emigrantëve në Gjadër, të cilat ngritën reagime mbi një ndërprerje të mundshme të marrëveshjes për emigrantët në vitin 2030.

Ishte deklarata e ministrit Hoxha në një intervistë për “Euractiv” e cila ngriti pretendimet për ndërprerje të marrëveshjes, i cili u shpreh se pakti “nuk do të ketë zgjatje sepse do të jemi anëtar të Bashkimit Evropian. Sapo Shqipëria të anëtarësohet, ajo nuk është më vend ekstraterritorial, është territor i Bashkimit Evropian”.

Pas kësaj deklarate kryeministri Edi Rama me një postim në platformën ‘X’ u shpreh se raportimi i medias për fjalët e ministrit ishte i pasaktë, theksuar se deklarata e tij ishte keqinterpretuar. Rama konfirmoi se pakti do të vazhdojë të jetë në fuqi “për aq kohë sa Italia e dëshiron atë”.

“Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, që po kontaktojnë lidhur me një citim të pasaktë të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë. Më lejoni ta ritheksoj qartë, dhe shpresoj përfundimisht, se protokolli ynë me Italinë do të vazhdojë të jetë në fuqi, për aq kohë sa Italia e dëshiron atë.”, tha Rama.

Më pas vetë Meloni, ka shpërndarë postimin e kryeministrit Edi Rama duke e falenderuar për sqarimin, me mbishkrimin “Grazie Edi”.

'Marrëveshja për emigrantët do jetë në fuqi sa

POSTIMI

Kampi i Gjadrit është ndërtuar me tre zona: njëra për pritjen e emigrantëve, tjetra që do të funksiononte si Qendrën e Qëndrimit për Riatdhesim (CPR) dhe një tjetër ishte burgu për rastet kur emigrantët kryenin vepra penale brenda kampit. Që nga prilli i vitit të kaluar, në këtë qendër janë trajtuar 527 emigrantë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top