Surprizoi me pak minuta, ndodhet në krye të listës. Njihuni me 5 legjionarët më të vlerësuar sipas statistikave

Surprizoi me pak minuta, ndodhet në krye të listës. Njihuni me 5 legjionarët më të vlerësuar sipas statistikave

Oct 20, 2025 | 12:17






























Java që lamë pas solli disa paraqitje të mira nga legjionarët. “Sofascore” sjell për “Panorama Sport” listën me pesë futbollistët më të vlerësuar sipas statistikave.

Screenshot 2025-10-20 121157

Në krye të saj ndodhet Lindon Selahi me notën 8.2. Me pak minuta në fushë pasi kishte marrë vendin e Juljan Shehut, pati impaktin e madh në fund për të shënuar golin e fitores 3 me 2 ndaj Radomiak Radom.

Thomas Strakosha ndjek me vlerësimin 7.8. Dhe pse AEK u mposht nga PAOK-u me rezultatin 0-2 në shtëpi, mund të pësonim më tepër gola po të mos ishte për Strakoshën.

Më tej me vlerësimin 7.4 ndodhen Berat Gjimshiti dhe Adrion Pajaziti. Ky i fundit në fitoren 0 me 3 ndaj Istrës bëri mjaft mirë. Gjimshiti u pozicionua si gjithmonë në mbrojtjen e Atalantës, që barazoi pa gola ndaj Lacios.

“Top 5” mbyllet me Kristjan Asllanin. Si lider në mesfushën e Torinos, ishte pjesë e skuadrës që befasoi Napolin duke e mposhtur 1 me 0.

Screenshot 2025-10-20 120856

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top