TIRANË-Teksa Ambasadori Silvio Gonzato vuri theksin te reforma administrativo-territoriale dhe ajo zgjedhore, si edhe te forcimi i pluralizmit politik, kryeministri Edi Rama dha një mesazh për Partinë Demokratike. Rama deklaroi se janë të hapur të dëgjojnë dhe bisedojnë për reformat në tryezë. Rama shtoi se mazhoranca është e gatshme të diskutojë çdo propozim, duke theksuar si objektiv edhe uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.
Edi Rama: Reforma zgjedhore; Duhet të kontaktoni me drejtuesin e kësaj reforme, që është Gjiknuri. Ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këdo që ulet në tryezë që ulet për të folur e biseduar. Imponime, ultimatume, qëndrime të paracaktuara, besoj se është mjaftueshëm kohë e gjatë, për të kuptuar që me mua dhe ne nuk mund të funksionojnë. Jemi të interesuar që të ulim numrin e deputetëve të parlamentit. Uroj të kemi konsensus. Nga këto çdo diskutim tjetër është i hapur. Sa i përket reformës administrativo-territoriale, procesi ka qenë gjithëpërfshirës.



