Java e Europës! Ambasadori Gonzato: S’ka shmangie të kritereve, Shqipëria të luftojë korrupsionin dhe krimin


Java e Europës! Ambasadori Gonzato: S'ka shmangie të kritereve,

Silvio Gonzato

TIRANË-Sot mbahet eventi hapës i Javës së Europës. Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë të përbashkët me ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato. Ky i fundit gjatë fjalës së tij komentoi procesin e Shqipërisë, si një vend kandidate për tu anëtarësuar në BE.

Gonzato u shpreh se vendi po investon në një të ardhme më të sigurt dhe të bashkuar. Sipas ambasadorit investimi më i sigurt për Shqipërinë është shteti i së drejtës. Gjatë fjalës së tij ambasadori Gonzato u shpreh se nuk ka rrugë të shkurtër dhe pa kriter për t’u integruar në BE.

Silvio Gonzato: Forca e BE qëndron në aftësinë e saj për të frymëzuar vendet e tjera. Duke mbështetur Shqipërinë dhe vendet e tjera për anëtarësimin evropian, po investon në një të ardhme më të sigurt. Vlerat themelore të anëtarësimit janë lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Investimi më i sigurt për Shqipërinë është shteti i së drejtës. Duhet të theksohet karakteri i bazuar i mëtejshëm i procesit të anëtarësimit. Nuk ka rrugë të shkurtra as shmangie të kritereve për t’u anëtarësuar. Duhet të sigurohemi që vendi të përmbushë të gjitha standardet e kërkuara nga BE-ja. Sfida është garantimi i cilësisë dhe qëndrueshmërisë së reformave. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë. Ne duhet të komunikojmë në mënyrë proaktive me qytetarët. Jam krenar që përfaqësojë BE-në.

Poll



Source link

Scroll to Top