TIRANË-9 Maji shënon Ditën e Evropës. Më 9 Maj 1945, në kontinentin e Evropës përfundoi lufta më e përgjakshme që kishte parë ndonjëherë njerëzimi. Kjo datë shënon triumfin e rezistencës popullore kundër errësirës ideologjike të nazifashizmit.
5 vjet më pas, po më 9 Maj 1950, u lidh marrëveshja e parë midis Gjermanisë Perëndimore dhe Francës për bashkimin e industrive të çelikut dhe qymyrit, për të vazhduar pastaj me marrëveshje tjera ekonomike dhe krahas kësaj zgjerimin e shteteve nënshkruese. Kështu nisi Bashkimi Evropian.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka uruar qytetarët për Ditën e Europës përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar një foto krah komisioneres për Zgjerimin në BE, Marta Kos.
Edi Rama: MIRËMËNGJES, dhe në këtë Ditë të Europës, ku Shqipëria është më afër se kurrë familjes europiane, ju uroj një fundjavë të mbarë.
Edhe Presidenti i Këshillit të Evropës Antonio Costa i është drejtuar Shqipërisë me një mesazh në Ditën e Evropës. Kosta thotë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, referuar dhe përparimit të konsiderueshëm në negociata.
Antonio Costa: Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian. Në Ditën e Evropës, ne festojmë projektin tonë të përbashkët evropian kur anëtarët tanë themelues zgjedhin unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme paqeje, lirie dhe prosperiteti mbi hirin e Luftës së Dytë të Vjetër. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Evropian. Po bëhet shumë punë e vështirë për ta bërë këtë të ndodhë. Shqipëria ka bërë një përparim të konsiderueshëm në negociata gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku, do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët evropiane. Rroftë Evropa.



