Xhan Piero Gasperini nuk fshehu keqardhjen pas humbjes ndaj Interit në “Olimpiko”, por ruajti qetësinë dhe besimin te skuadra.

“Ndeshja u vendos nga një episod – tha trajneri verdhekuq. – Më vjen keq, por jam i bindur se do të bëjmë mirë në vazhdim.”
Ai pranoi se ekipi pati vështirësi në pjesën e parë, por reagoi me personalitet pas pushimit. Gasperini vlerësoi mbrojtjen, duke përmendur Uesli dhe Çelik për qëndrueshmërinë e tyre, ndërsa shprehu keqardhje për pozicionimin e Ndickas.
“Do të kisha dashur Hermoson më të avancuar,” shtoi ai. Në fund, komplimentoi Kivun: “Ka bërë punë të shkëlqyer, me ide të qarta dhe personalitet. E meriton respektin e të gjithëve.”








