Programi për pushtetin vendor! Gonzato: Asnjë bashki të mos mbetet pas, e rëndësishme Reforma Territoriale


Programi për pushtetin vendor! Gonzato: Asnjë bashki të mos

Silvio Gonazo

DURRËS-Ditën e sotme është lançuar zyrtarisht në Durrës programi strategjik EU4Municipalities II, një nismë që synon të forcojë pushtetin vendor në Shqipëri dhe të mbështesë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i BE-së në vend, Silvio Gonzato, i cili theksoi se ky program është i prekshëm dhe sjell përfitime në nivel vendor. 

Gonzato deklaroi se roli i bashkive është tejet i rëndësishëm në partneritetin Shqipëri-BE, duke theksuar se procesi i reformave duhet të udhëhiqet nga sfidat territoriale. Sipas tij, programi do të fokusohet në tre prioritete kryesore: përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës për qytetarët, nxitjen e zhvillimit ekonomik vendor në të gjithë territorin dhe forcimin e institucioneve më transparente dhe efikase. Ai shtoi se bashkitë e vogla do të mbështeten që të mos mbeten pas në këtë program.

Silvio Gonazo: Bashkitë e vogla do të vendosen të parat, sepse asnjë bashki nuk duhet të mbetet pas. Ne duam të siguromi që çdo bashki të ketë qasje në këtë program. Ne na duhet që të kemi një qasje e cila i përshatet nevojave të çdo bashkie, ne synojmë të nxisim bashkëpunimin ndërbashkiak, pasi duke bashkëpunuar edhe ndikimi që ju do të jepni do të jetë më i madh. Në këtë drejtim është shumë e rëndësishme edhe puna e Komisionit për Reformën Territoriale dhe Administrative. Procesi i reformave duhet të udhëhiqet nga sfidat territoriale. Ky proces është një mundësi unike për të reduktuar në mënyrë efektive pabarazitë territoriale. Ekipi im do të jetë në terren për të promovuar projektin. Unë ju bëj thirrje që të mësoni nga njëri-tjetri, të ndërtoni partneritete dhe të mendoni se si të adresoni më mirë nevojat vendore veçanërisht se si të krijohen mundësi që të rinjtë shqiptarë të qëndrojnë në Shqipëri, të lulëzojnë ose të rikthehen më pas në Shqipëri.

Poll



Source link

Scroll to Top