‘Gjermania punon me ‘Fax’! Rama-kryebashkiakëve: S’janë 11 mln eurot e para, bëni më të mirën, diferencë e papranueshme


'Gjermania punon me ‘Fax’! Rama-kryebashkiakëve:

Edi Rama

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Durrës, në lançimin e programit EU4Municipalities II, një nismë që synon të forcojë pushtetin vendor në Shqipëri dhe të mbështesë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Rama u bëri thirrje kryebashkiakëve që të mos e shohin këtë projekt thjesht si një mbështetje financiare, por thkesoi se përbën një investim strategjik të Bashkimit Europian për të nxitur rritjen e kapaciteteve të bashkive. Kreu i qeverisë deklaroi se dixhitalizimi është ngërçi më i madh i bashkive në vend dhe kërkoi fokusim dhe ndryshim të thellë në këtë aspekt. Rama kërkoi nga kryebashkiakët që me anë të këtij projekti të krijojnë një eksperiencë për të fuqizuar kapitalin njerëzor.

Edi Rama: Ky program është kyç. Nuk janë 11 milionë eurot e para, por është i gjithë instrumenti dhe mënyra si është i ndërtuar Kemi një diferencë të papranueshme dhe të pajustifikueshme të dixhitalizimit në pushtetin qendror dhe vendor. Kemi folur gjerë e gjatë me ministrin, do të flasim edhe me përfaqësinë e BE, edhe me partnerët gjermanë, edhe pse ata në dixhitalizim janë prapa nesh, akoma punojnë me faks në ministri në Gjermani dhe përtej shakasë që në këtë rast është shumë më shumë se gjysma e së vërtetës, do t’i adresohemi problemit. Bëni më të mirën që ta përdorni këtë projekt jo si mundësi financimi, por për të krijuar një eksperiencë, për të fuqizuar kapitalin njerëzor, për të përgatitur brenda bashkive, akoma më mirë, bërthamat e vogla që keni filluar të ngrini. Në këtë aspekt, ky projekt është i pazëvendësueshëm.

Edhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, njoftoi se skema e granteve do t’u mundësojë bashkive të adresojnë drejtpërdrejt nevojat reale të komuniteteve./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top