TIRANË-Debatet nuk kanë munguar në seancën e sotme plenare, ku me votat e mazhorancës, u rrëzua kërkesa e disa ligjvënësit demokratë për interpelancë me kryeministrin Edi Ram për çështjen e abuzimit me tenderët e AKSHIT.
Refuzimi u prit me kundërshtime nga kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi i cili i kërkoi kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi të japë dorëheqjen. Bardhi pretendon se Peleshi nuk po zbaton Kushtetutën. Nga ana tjetër kryeparalmentari në replikë u shpreh se AKSHI është çështje në hetim dhe interpelanca do ishte ndërhyrje në pushtetin e drejtësisë.
Debati:
Gazmend Bardhi: Zoti kryetar, që ju jeni një shkelës i rregullores, këtë se kam dyshim se e keni kërkesën dhe në Kushtetuese. Po ne e kemi vëmendjen në çdo moment. Ju i keni refuzuar grupit parlamentar të PD-së një interpelancë urgjente me kryeministrin, lidhur me skandalin e AKSHIT. Keni kthyer përgjigje se si në shkelje flagrante refuzoni këtë interpelancë. Sipas rregullores, duhej të kishte njoftuar seancën plenare te njoftimet që ka ardhur një kërkesë për interpelancë, dhe ju në shkelje të së drejtës, e keni refuzuar. Po e them publikisht dhe për seancën plenare, të tre kërkesat e fundit që keni refuzuar në interpelancë do i çojmë në Kushtetuese për konflikt interpelancash, Po tejkaloni procedurat, po asgjësoni të drejtat e opozitës, parlamentarizmin deh demokracinë. Është përgjegjësi e juaj direkte. Nëse nuk keni kompetencë që të sillni Ramën në seancë, jepni dorëheqje. Ke frikë t’i thuash kryeministrit; zotëri e ke detyrim kushtetues që të vish në seancë. Nuk ke guxim. Dorëhiqu nga ajo pozitë të patën!
Niko Peleshi: Së pari, interpelanca, si instrument kushtetues i kontrollit parlamentar, nuk mund të përdoret qe anëtarët e Këshillit të Ministrave të japin shpjegime mbi çështje që janë nën hetim penal, për të cilat ata nuk kanë as kompetencë, për t’u shprehur, dhe për të cilat çdo ndërhyrje apo komentim do të ishte në kundërshtim me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve Së dyti, përmbajtja e kërkesës, në thelb, përbën një përpjekje për të transferuar në sallën e Kuvendit një debat që i përket ekskluzivisht juridiksionit të organeve të drejtësisë, duke synuar krijimin e nje “gjykate politike” mbi bazën e informacioneve të paadministruara në mënyrë perfundimtare nga autoritetet gjyqësore. Një qëndrimi tillë bie ndesh me standardet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe me rolin e Kuvendit si organ ligjvënës dhe jo si organ hetimor apo gjykues. Së treti, pyetjet e drejtuara në kërkesë presupozojnë ekzistencën e dijenisë së Kryeministrit mbi elementë të detajuar së një hetimi penal, çka nuk gjen mbështetje në një normë ligjore Kryeministri nuk ka detyrimin ligjor të ketë dijeni mbi përmbajtjen e dosjeve hetimore, as nuk mund të kërkohet prej tij të komentojë mbi to, per aq kohë sa këto çështje janë nën juridiksionin të organeve të drejtësisë.



