Stefano Pioli foli pas ndeshjes që Fiorentina humbi 2 me 1 ndaj Milanit. Sfida e Seria A u vulos nga goli i Rafael Leaos, i cili gjeti rrugën e rrjetës në “San Siro” nga penalltia.

Pioli shpërtheu për rastin e penalltisë, duke e konsideruar simulim nga ana e Gimenez.
“Duke vepruar kështu, ne po i nxisim lojtarët të vazhdojnë me simulimet, të vendosin duart në fytyrë, dhe jo vetëm brenda zonës së penalltisë. Mjafton që një lojtar të vendosë duart në fytyrë me kontaktin e parë, dhe ata menjëherë i bien bilbilit.
Unë gjithmonë nisem nga rregulli i parë që na e kanë thënë gjithmonë: VAR ndërhyn vetëm nëse ka një gabim të qartë dhe të dukshëm nga arbitri. Tani më thuaj ti nëse ky është një i tillë. Çfarë turpi”, u shpreh Pioli.
PANORAMASPORT.AL








