Tragjedia në Durrës/ Balla paralajmëron ndryshime në Kodin Penal, thirrje policisë: ‘Të fortët e lagjeve’ duhet të…


Tragjedia në Durrës/ Balla paralajmëron ndryshime në Kodin

taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal në Kuvend te aksidenti i rëndë që ndodhi një ditë më parë në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur. Nga foltorja e Kuvendi, Balla paralajmëroi rishikim të Kodi Penal i Shqipërisë, pas aksidentit tragjik në Durrës, duke theksuar se ndëshkimet aktuale nuk janë të mjaftueshme për raste të tilla të rënda.

Balla gjithashtu iu drejtua Policisë së Shtetit, duke theksuar se ‘të fortët e lagjeve’ duhet të kontrollohen dhe të bëhen shembull për komunitetin.

“Ngjarja e djeshme është një ngjarje që na kërkon ne të fillojmë të luajmë si zbatohen ligjet tona. Nëse ne do të mjaftohemi me heqjen e pikëve në patentë, kjo është e rëndë për ne. Në kushtet që jemi pranë rishikimit të Kodit Penal, Gjykata e Lartë e SHBA ka vendosur konceptin e vrasjes në kushtet e vetëbesimit të tepruar. Si koncept në rastet e këtyre. Z. Manja më shpjegoi dhe raste të tjera, dhe mendoj se përgjigja jonë në këtë rast do të jetë e menjëhershme, sa të kemi mundësinë të ndryshojmë kodin. Kam dhe një thirrje për Policinë e Shtetit, këta të fortët e lagjeve, këta duhen bërë shembull të gjithë. Këta të fortët e lagjeve duhet të kontrollohen mëngjes, drekë, darkë, këta nuk duhet të kenë fare patentë. Besoj se dhe ti (i drejtohet Berishës) je dakord që këta të fortët duhet të bëhen shembull nga policia në të gjitha komunitetet”, u shpreh Balla.

Para Ballës, edhe socialisti Erion Braçe solli në vëmendje ngjarjen e rëndë, duke theksuar sipas tij se, nuk ishte një aksident dhe një situatë normale, por një vrasje me dashje. Gjatë fjalës së tij, Braçe kërkoi nga deputetët angazhim për ndryshime në Kodin Penal, që raste të tillë të cilësohen njëlloj si vrasja.

“Dy familje përcollën sot shpirtin e tyre. 1/3 ishte në betejë për jetën dhe tani për rehabilitimin nga një traumë e rëndë. Pasojë e një krimi, të rëndë, në një rrugë lagjeje, vrasje me dashje dhe asnjëherë aksident apo shkelje e rregullave të qarkullimit. Ngjarje e përsëritur në rrugë kombëtare por edhe rrugë lagjesh. Publikova një video të aksidentit ashtu siç ndodhi, për të refuzuar normalizimin e një krimi të tillë. Kodi që kemi e normalizojnë një krim të tillë. Një i pirë jo thjesht i dehur, që nget me makinë dërgohet në paraburgim. Në çdo rast është liruar pas dy ditësh, procedimi vazhdon në liri. Në rast se ke para paguan në çast dyfishin e gjobës dhe nuk ndodh asgjë. Ai po hetohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, largim nga vendi i aksidentit. Ky është normalizim i aksidentit. Ndërkohë banorët që kanë profilin e një të fort që sundon lagjen. Kjo nuk është shkelje e qarkullimit rrugor, është vrasje. gjëja e parë që duhet të bëjmë ndryshimet e reja në Kodin Penale të riformulojnë si vrasje me dashje. Një i dehur që nget makinën hynë në rrugë për të vrarë e për të vrarë me dashje.”, u shpreh Braçe.

 

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top