Subvencionet në bujqësi 2026: 90 €/lopë qumështore, 30 €/dele e dhi – lista e plotë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, ka njoftuar se javën e kaluar ka nënshkruar orientimet indikative të Programit të Pagesave Direkte (subvencioneve) në bujqësi për vitin 2026, të strukturuara sipas sektorëve strategjikë dhe zinxhirëve kryesorë agro-ushqimorë, në përputhje me metodologjinë sektoriale të Bashkimit Evropian.
Sipas tij, programi kombinon pagesën bazë, pagesat e lidhura me prodhimin për kultura prioritare, masat për stabilizimin e tregut, pagesën rishpërndarëse për hektarin e parë dhe eko-skema, me synim rritjen e prodhimit vendor, forcimin e sigurisë ushqimore, zhvillimin rural të qëndrueshëm dhe rritjen e eksporteve agro-ushqimore.
Në kuadër të orientimeve indikative, janë paraparë mbështetje për sektorët kryesorë:
1. Siguria ushqimore dhe kulturat strategjike
- Gruri: mbështetje standarde deri 304 €/ha, plus mundësi 100 €/ha për hektarin e parë dhe pagesë shtesë 0.04 €/kg (që me rendiment orientues 3,225 kg/ha shkon rreth 129 €/ha), duke e çuar mbështetjen totale potenciale deri në rreth 433 €/ha (pa përfshirë pagesën për hektarin e parë). Parashihet edhe mbështetje specifike për farën e grurit.
- Misri: mbështetje deri 329 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
- Elbi, tërshëra dhe thekra: mbështetje deri 304 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
2. Kulturat proteinike, vajore dhe industriale
- Luledielli: mbështetje deri 454 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë (përfshirë edhe mundësi në kuadër të konvertimit organik).
- Fasulja: mbështetje deri 754 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
- Patatja: mbështetje deri 754 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
3. Perimet, pemëtaria dhe vreshtaria
- Perimet në fushë të hapur: deri 704 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
- Perimet në serra: deri 1,054 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
- Pemët drufrutore, arrore dhe fruta të imta manore: deri 654 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë.
- Mjedra: 0.20 €/kg për prodhimin e dorëzuar + 150 €/ha mbështetje sipërfaqe.
- Vreshtaria: deri 1,104 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë; po ashtu 0.08 €/litër për verën e prodhuar dhe 0.15 €/njësi për fidanët e vreshtave.
- Bimët mjekësore dhe aromatike: deri 504 €/ha + 100 €/ha për hektarin e parë (me mundësi për prodhim/konvertim organik).
4. Blegtoria
- Lopët qumështore: 90 €/kokë
- Mëshqerrat për riprodhim: 60 €/kokë
- Viçat: 30 €/kokë
- Buallicat: 180 €/kokë
- Delet dhe dhitë: 30 €/kokë
- Pulat: 0.50 €/kokë, brojlerët: 0.20 €/kokë
- Dosat për riprodhim: 25 €/kokë
5. Cilësia dhe diversifikimi i prodhimit
- Qumështi (sipas klasës së cilësisë):
- 0.07 €/litër për Klasën Extra
- 0.04 €/litër për Klasën I
- 0.02 €/litër për Klasën II
- Bletaria: 25 €/koshere, ndërsa bletaria organike 30 €/koshere
- Akuakultura (peshku): 0.25 €/kg
Ministri ka theksuar se këto janë orientime indikative dhe shërbejnë si bazë për grupet punuese në hartimin, konsultimin dhe finalizimin e Programit Vjetor për Pagesa Direkte dhe akteve nënligjore. Sipas njoftimit, normat dhe alokimet mund të rishikohen gjatë procesit të finalizimit, varësisht nga konsultimet, numri i aplikuesve dhe prioritetet zhvillimore të sektorit agro-ushqimor.
Nga
Telegrafi
1 minute ago
`;
}
function attachLazyGpt(slotId) {
const el = document.getElementById(slotId);
if (!el) return;
if (el.dataset.lazyInit === “1”) return;
el.dataset.lazyInit = “1”;
let tries = 0;
const boot = () => {
tries++;
if (
typeof window.inView !== “function” ||
!window.googletag ||
!googletag.cmd ||
!window.stpd ||
!stpd.que
) {
if (tries < 80) return setTimeout(boot, 100);
return;
}
inView(`#${slotId}`).once(“enter”, function () {
googletag.cmd.push(function () {
const node = document.getElementById(slotId);
if (!node || node.dataset.gptInitialized === “1”) return;
node.dataset.gptInitialized = “1”;
googletag
.defineSlot(
`/22646657118/${slotId}`,
[[300, 250], [250, 250]]
,
slotId
)
.addService(googletag.pubads());
googletag.display(slotId);
stpd.que.push(function () {
stpd.initializeAdUnit(slotId);
});
});
});
};
boot();
}
console.log(“paragraph count:”, paragraphs.length);
paragraphs.forEach((p, i) => {
console.log(`P${i + 1}:`, (p.innerText || “”).trim().length, p);
});
function injectAds() {
let adIndex = 0;
let charCount = 0;
let firstAdInserted = false;
for (let i = 0; i < paragraphs.length; i++) {
if (adIndex >= adSlotIds.length) break;
const paragraph = paragraphs[i];
const paragraphNumber = i + 1;
// First ad always after paragraph 2
if (!firstAdInserted && paragraphNumber === FIRST_AD_AFTER_PARAGRAPH) {
const slotId = adSlotIds[adIndex];
if (!document.getElementById(slotId)) {
paragraph.insertAdjacentHTML(“afterend”, createAdPlaceholder(slotId));
attachLazyGpt(slotId);
adIndex++;
firstAdInserted = true;
}
// Important: do NOT count first 2 paragraphs
continue;
}
// Do not count anything before first ad
if (!firstAdInserted) continue;
const textLength = paragraph.innerText.trim().length;
charCount += textLength;
// Insert only after the paragraph where threshold is reached/passed
if (charCount >= CHAR_THRESHOLD) {
const slotId = adSlotIds[adIndex];
if (!document.getElementById(slotId)) {
paragraph.insertAdjacentHTML(“afterend”, createAdPlaceholder(slotId));
attachLazyGpt(slotId);
adIndex++;
charCount -= CHAR_THRESHOLD;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme








