Në ‘garë me veten’ për kreun e PD, reagon Berisha: S’i pranojmë tradhtarët e partisë, Salianji e shiti veten në burg


Në 'garë me veten' për kreun e PD, reagon Berisha:

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar zgjedhjet për kreun e PD-së dhe përjashtimin e kandidaturave nga gara. Në një komunikim online me qytetarët, Berisha deklaroi se Partia Demokratike, sipas tij, zhvillon garën më të ndershme, duke theksuar se çdo anëtar që plotëson kriteret ka të drejtë të marrë pjesë.

Sa i përket kandidaturave të përjashtuara, si ajo e ish-deputetit, Ervin Salianji, lideri demokrat i quajti kandidatë të Edi Ramës. Sipas tij, këta kandidatë, kanë tradhtuar partinë dhe kanë bashkëpunuar me kundërshtarët politik. Duke u ndalur sërish të Salianji, ky i fundi sipas Berishës, është ‘shitur në burg’ duke pretenduar se ka bashkëpunuar me emra të krimit. 

“Vetëm se kërkoi të mos bini viktimë e propagandës të atyre që nga 2009 kanë zhdukur votën e lirë në parti, kanë mobilizuar këtë kohë mafien e kokainës kundër PD. PD është nga ato të pakta, parti që në Europë dhe në botë që kryetarin e zgjedh me votën e anëtarësisë. Kjo parti, në garë pranohen dhe do pranohen çdo demokrat dhe demokrate që plotëson kriteret e përcaktuara në rregullore. Kjo është gara më e rëndësishme e partisë dhe duhet të përfaqësojë anëtarësinë e partisë. A mund të imagjinosh që në garë të marrin pjesë kandidatë të Ramës? Apo kandidatë që në fushatë elektorale punuan hapur kundër PD, apo që në fushatë elektorale ndërruan parti. Këta në çdo parti me ndërgjegje politike këta vetëm përjashtohen për tradhtinë që kanë bërë ndaj partisë tyre në moment beteje. Është jashtë çdo lloj logjike që këta të mund të imagjinohen se mund të kandidojnë, këtë nuk e lejon asnjë parti në botë. Nëse nuk plotëson kriteret, nuk mund të kandidosh nëse s’ke kontribut të njohur nga partia. Çdo njeri me kontribute që plotëson kriteret është i mirëpritur dhe nuk është refuzuar kurrë. Nuk mund të kandidojë ai që bashkëpunon me krimin që merr udhëzimi nga Bistri dhe Agasi, që ne e bënim hero në burg kurse ai shtronte dreka dhe darka me Gjokën dhe Bistrin. Kjo kryesi është e detyruar të mbrojë interesat e demokratëve nga ata që i shkelmojnë për llogari të kundërshtarëve tanë. PD është parti e hapur, nuk mund ta marrë kush kurrë. Këtë parti, Rama nuk mund ta marrë me kandidatura të shtirura. Salianji në burg e shiti veten. Në burg ai u birësua nga Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistri, sapo doli ishte në shoqërinë e Agasit”, thotë Berisha.

Partia Demokratike njoftoi dje se Sali Berisha do të jetë kandidati i vetëm për kryetar në zgjedhjet e 23 majit.

Sakaq, Partia Demokratike nuk do të ketë garë, por referendum më 23 maj, kjo pasi dy kandidatët e tjerë, që synonin të merrnin pjesë në këtë garë, Vladimir Mulaj e Mereme Sela nuk janë kualifikuar si kandidatë, duke lënë të vetëm në garë kreun aktual Sali Berisha. Sipas njoftimit të selisë blu, dy kandidatët nuk plotësojnë kriterin e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe u mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”.

Ndërkohë kandidaturat e ish-deputetit Ervin Salianji, aktivistes Evi Kokolari dhe Alesia Balliut u refuzuan. Zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike janë planifikuar të mbahen më 23 maj. Ndërkohë, më 6 qershor pritet të zhvillohet edhe Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku do të formalizohen strukturat drejtuese dhe vendimmarrjet e reja politike të kësaj force./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top