“Brenda majit, Paqja fiskale në fuqi!” Malaj: Miratohet marrëveshja për pensionet me Poloninë…negociata edhe me Greqinë


"Brenda majit, Paqja fiskale në fuqi!" Malaj: Miratohet

ministri petrit malaj

TIRANË- Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi ratifikimin e marrëveshjes me Poloninë për sigurimet shoqërorë të shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë atje. Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Malaj njoftoi vendimin në konferencën për mediat, duke theksuar se ky është një hap që forcon më tej mbrojtjen sociale të qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

“Është ratifikuar marrëveshja mes Shqipërisë dhe Polonisë për sigurimet shoqërore, është marrëveshja e 21 nga nismat që ka ndërmarrë qeveria me vende ku ka diasporë të shqiptarëve. Është marrëveshja e 10 me vendet e BE, dhe janë marrëveshje të nevojshme sidomos për ata shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Qeveria mbetet e angazhuar që të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve me të gjithë ato vende ku ka diasporë prezentë. Këto janë marrëveshje shumë të nevojshme, sidomos për ata shqiptarë që punojnë jashtë territorit të Shqipërisë dhe duan t’u njihen vitet e punës që kanë pasur në vendin tonë. Qeveria shqiptare mbetet e angazhuar të vijojë me ratifikimin e marrëveshjeve të ngjashme me të gjitha ato vende, ku ka diasporë shqiptare prezente”, tha Malaj.

Gjithashtu, ministri u pyet edhe për marrëveshjen me Greqinë për sigurimet shoqërore. Ai deklaroi se po zhvillohen diskutime dhe negociata shumë intensive nga ana e palës shqiptare.

“Kjo sepse diaspora që është prezente në Greqi është relativisht e madhe. Ne jemi besimplotë se do ta konkludojmë një marrëveshje të tillë, por është një marrëveshje që ka një intensitet të lartë negociatash dhe kushtesh që po diskutojmë për shkak edhe të numrit të madh të shqiptarëve që kemi në Greqi”, shtoi Malaj.

Poll



Source link

Scroll to Top