Vjosa Osmani
Vjosa Osmani: Mbrëmë ka qenë një natë e rëndë për Kosovën, por ky popull ka ditur të ngrihet edhe nga momentet më të rënda. Ka ardhur momenti që të japim dashuri për vendin tonë, mjaft më me propagandë, me urrejtje e përçarje, e ndjellje të frikës. Aty ku ka urrejtje duhet të sjellim vetëm dashuri për njëri-tjetrin dhe vendin tonë. Aty ku ka frikë duhet të sjellim shpresë, aty ku ka propagandë e shpifje duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Të bashkohemi në këtë mision sepse rrugët që mbyllen nga padrejtësitë gjithmonë hapen nga populli.
Poll



