Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, takimi me dyer të mbyllura


Rama mbledh ministrat dhe grupin parlamentar, takimi me dyer të mbyllura

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot ministrat dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja po zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në takimin me dyer të mbylluar po diskutohen disa nga çështjet kryesore që kanë të bëjë me koordinimin e qeverisë, hartimin e ligjeve por edhe të strategjisë së socialistëve për zgjedhjet vendore.

Deri tani kanë raportuar gjashtë drejtues politikë të qarqeve: Dibrës, Beratit, Fierit, Elbasanit dhe Durrësit. Një raportim pritet nga Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës dhe Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Mbledhja e socialistëve vjen në një kohë, ku qeveria ka dorëzuar në Kuvend një raport të detajuar sa i përket negocimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në raport, evidentohen progrese në fusha që shërbejnë si pjesë e përmbushjes së standardeve të kërkuara në procesin e negociatave me BE.

Gjithashtu, nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria deri në fundin e vitit 2027 do të mbyllë negociatat me BE. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top