“Brenda vitit vendet do të përfundojnë të gjitha çështjet”! Athina hedh poshtë pretendimin e Ramës


"Brenda vitit vendet do të përfundojnë të gjitha

Edi Rama

GREQI-Athina zyrtare ka hedhur poshtë deklaratat e Kryeministrit Edi Rama, i cili gjatë forumit të Delfit pretendoi se brenda këtij viti, të dyja vendet do të zgjidhin çështjet e mbetura pezull mes tyre. Rama gjatë intervistës me gazetarin grek të Kathimerinit, Aleksis Papahelas u shpreh se ambicia e përbashkët është që deri në fund të vitit të zgjidhen të gjitha çështjet mes dy vendeve.

“Vendosëm kohë më parë që nuk duhet t’i lëmë vendeet tona të përpihen nga këto lloj zënkash. Ne duhet që njëherë e mirë të zgjidhim të gjitha çështjet që ka midis nesh. Ambicia jonë është të përfundojë brenda këtij viti dhe vjeshtën e ardhshme të përfundojnë të gjitha çështjet. Kemi një aset të madh për ne, pakica greke dhe diçka që është aset për ju, shqiptarët që jetojnë këtu dhe janë të integruar,’-deklaroi Rama nga Forumi.

Edhe gjatë takimit me homologun e tij, Kyriakos Mitsotakis, Rama nënvizoi se po punohet për kapërcimin përfundimtar të të gjitha çështjeve të mbartura mes dy shteteve, për të dalë nga 2026 me një marrëveshje të re partneriteti strategjik.

Por Athina është distancuar nga vlerësimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama se një marrëveshje për përcaktimin e një zone ekonomike ekskluzive mund të arrihet deri në fund të vitit, duke thënë se nuk e ndan këtë pikëpamje, tha një burim i lartë diplomatik për Kathimerini.

Burimi arsyetoi se diskutimet mbi një kompromis për ta referuar mosmarrëveshjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë kanë zgjatur për vite me radhë pa gjetur zgjidhje. I njëjti burim tha se një kompromis i mëparshëm dështoi për shkak të palës shqiptare, pasi Gjykata Kushtetuese e vendit e hodhi poshtë atë në mënyrë efektive. Si rezultat, Shqipëria duhet të miratojë ndryshimet e nevojshme institucionale në mënyrë që një marrëveshje e ardhshme të mos rrëzohet përsëri.

Nga pala greke theksohet se nuk ekziston ndonjë dokument konkret për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy vendeve. Gjithashtu zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Lana Zohiou, u shpreh se mesazhi bazë për palën shqiptare është se reformat duhet të përparojnë në sundimin e ligjit, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top